Banorët e Unazës në ditën e 109 të protestës

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Banorët e Unazës së Re janë mbledhur sërish në ditën e 109-të të protestës për mbrojtjen e shtëpive të tyre. Banorët kanë kanë përshëndetur vendimin e opozitës për lënien e mandateve si dhe kanë vlerësuar mbështetjen e pakushtëzuar të opozitës për kauzën e tyre.  Qytetarët, në fjalimet e tyre kanë thënë se nuk do të ndalin protestat e tyre, deri në largimin tashmë të Edi Ramës dhe qeverisë së tij. Në fjalën e tij ish-deputeti Klevis Balliu, deklaroi se protesta e unazës ndezi flakën e shpresës në të gjithë Shqipërinë. Balliu tha se më 16 shkurt cdo akt dhune u inskenua nga Rama dhe shembulli më i mirë ishte sot ku nuk u pa asnjë incident. Ai tha se ndjehej krenar që nuk është më pjesë e atij Parlamenti të mbuluar me njolla krimi. Balliu theksoi se PD nuk mund të pranonte të ishte pjesë e atij Parlamenti. Ne do jemi aty, kur numrat të vendosen nga qytetarët shqiptarë me votën e lirë dhe të ndershme. Balliu shprehu bindjen se ky projekt do te anullohet.

 

Zjarr Tv Ad