Banorët e Unazës së Re arrijnë te Rruga e Durrësit, nuk pranohen nga studentët

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Studentët edhe ditën e sotme kanë vijuar protestën e tyre, dhe janë të vendosur se nuk do të tërhiqen nga kauza, derisa të gjitha kërkesat të plotësohen.

Ndërsa kanë marshuar me pankarta dhe parrulla ne duar, studentët kanë ndaluar te Ministria e Arsimit.

Por protesta e ditës së sotme ka sjellë dhe tensione, pasi protestuesit e ‘Unazes se Madhe’ janë nisur nga rruga e Durrësit për tiu bashkuar studentëve. Por mesa dukety të fundit nuk kane pranuar që protesta e tyre të bashkohet me protestuesit e Astirit.

Banorët kanë thënë se do mbështesin studentët dhe kanë ardhur për kauzat e studentëve.

Një kordon policie është vendosur për të ndarë protestuesit e Unazës nga ata të studentëve.

Studentë të tjerë kanë thënë se ata kanë protestuar bashkë me një palë politike dhe se nuk duan të përdoren. Ndaj ata kërkojnë të mos jenë me ta si protestues të Unazës por për fëmijët e tyre.

Zjarr Tv Ad