Banorët e Unazës së Re, protestë me flamur

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vijon edhe ditën e sotme protesta e banorëve të Unazës së Re, banesat e të cilëve preken nga projekti i Unazës së Madhe.

Por në këtë 28 nëntor, në ditën e Pavarësisë, ata kanë dalë në rrugë me flamurin kombëtar.

Duke deklaruar se e respektojnë festën, por kërkojnë të drejtën e tyre dhe nuk mund të jenë të qetë, çka i ka nxjerrë edhe këtë ditë në protestë.

Banorët kanë bllokuar rrugën kryesore dhe shprehen se banesat i kanë të ndërtuara me gjak, ndërsa sipas tyre policia po i provokon çdo ditë.

Në mbështetje të banorëve janë edhe deputetë të opozitës, deputeti Klevis Balliu, është shprehur se kjo protestë nuk ka për tu mbyllur pa u tërhequr qeveria nga kërkesa e oligarkëve. Sipas tij kësaj proteste do ti bashkohen në ditët në vijim edhe qytetarë të tjerë shqiptarë, që do të protestojnë kundër padrejtësive.

Sakaq gjatë ditës së djeshme, u publikuan lista e 107 banorëve, objektet e të cilëve përjashtohen nga procesi legalizimit.

Në vijim të deklaratës së ALUIZNI u tha se subjektet me certifikatë pronësie të ligjshme, apo subjekte të tjera me pronësi të vjetër të certifikuar, nuk janë pjesë e kësaj liste, pasi ata janë përfshirë në listën e shpronësimeve për interes publik, që po harton ARRSH-ja.

Zjarr Tv Ad