Banorët e Unazës së Re protestë para Bashkisë, për shtëpitë e tyre

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Banorët e Astirit  të cilët prekën nga prishja e banesave nga projekti i Unazës së Madhe kanë protestuar dhe ditëbn e sotme  Fillimisht ata protestuan para bashkisë së Tiranës dhe pas bllokuan rrugën “Abdi Toptani”.

Mësohet se protestuesit janë mbledhur para bashkisë, ndërsa kërkojnë takim me kryebashkiakun Erion Veliaj, që të marrin përgjigje lidhur me fatin që do të kenë banesat e tyre. Turma e qytetarëve u mblodh para bashkisë, policë të rendit kërkuan që ata të largoheshin, pasi nuk ishte marrë leje për tubimin.

Pas disa minutash bisedime, policia u tërhoq, ndërsa qytetarët vijojnë të qëndrojnë para këtij institucioni, ndërsa pohojnë se nuk do të largohen prej aty pa takuar Veliajn. Ata shprehen se deri më tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje lidhur me dëmshpërblimet, ndërsa shtojnë se shteti po i nxjerr në qiell të hapur.

“Fuqia e njerëzve është më e madhe se njerëzit në fuqi”, kjo është një nga banderolat më të mëdha që protestuesit mbajnë në duar. Përfaqësuesi i kësaj proteste tha se banorët duan dëmshpërblim 100%. Po ashtu ai i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë që mos të tregohen arrogantë me këta banorë.

Zjarr Tv Ad