Banorët e Unazës së Re: Rama kriminel i këtij vendi

0
6
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Banorët e Unazës së Re vijojnë rezistencën dhe çdo mbrëmje protestojnë kundër prishjes së banesave të tyre. Ata kërkojnë anulimin e plotë të projektit, të cilin e cilësojnë korruptiv. Nën thirrjet “Rama kriminel i këtij vendi”, ata paralajmëruan kreun e qeverisë se nëse nuk do të tërhiqet “do vijmë të ta gjejmë shtëpinë”. Në mbështetje të tyre kanë shkuar edhe deputetë e opozitës. Ndërkohë qeveria ka miratuar VKM-në që merr përsipër të trajtojë familjet e Astirit, që preken nga projekti i “Unazës së Madhe” në Tiranë. Sipas VKM-së, banorët e Unazë së Re në vend të periudhës dy vjeçare të qerasë së paguar, do të përfitojnë nga programi social i strehimit pagesën e plotë të qirasë, nga momenti i mbarimit të afatit të përcaktuar.

 

Zjarr Tv Ad