Banorët e Unazës së Re refuzojnë grupet e vlerësimit për kompensim

0
8
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Siç ishtë bërë e ditur më parë punonjësit e ARRSH-së dhe të bashkisë kanë dalë në terren për të hequr shtyllat e ndriçimit dhe pemët si dhe për të bërë vlerësimin e banesave në të dyja anët e rrugës ku do të kalojë segmenti i “Unaza së Re”.

Por këta të fundit janë hasur me baborët të cilët të tensionuar nuk kanë pranuar kurrësise bashkëpunimin me ta, e ndërsa shprehen të vendosur se nuk do të lënë banesat e tyre.

ARRSH është shprehur edhe më herët se banorët që kanë shtëpitë me legalizime do të kompensohen, ndërsa pjesa tjetër që është në proces, do të përfitojë bonus qiraje për tre vite. Kjo zgjidhje është cilësuar e papranueshme nga ana e banorëve.

Gjatë ditës së sotme, 4 grupe vlerësimi nga ARRSH kanë mbërritur në “Unazën e Re”. Grupet e vlerësimit janë të shoqëruar nga uniformat blu, për shkak të situatës të tensionuar që vijon prej disa ditësh me banorët.

Banorët nuk e kanë lënë me kaq, por kanë filluar të mblidhen dhe të kundërshtojnë grupet e inspektimit. Ata thonë se nuk do të lejojnë asnjë lloj punimi, pa u zgjidhur problemi i tyre dhe prezencën e grupeve të vlerësimit e kanë konsideruar provokim nga ana e qeverisë Rama.Ata kanë patur dhe debat me grupet e vlerësimit, duke përzënë ato.

Punonjësit e bashkisë kanë ndërprerë punën për heqjen e shtyllave pas kundërshtimit të banorëve të Astirit, por bashkë me ta, protestuesit kanë larguar edhe grupet e vlerësimit të ARRSH-së.

Zjarr Tv Ad