Banorët e Unazës së Re sërish në protestë: Është futur thika në palcë, nuk mban më

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Banorët e zonës së Unazës së Re kanë dalë sot në ditën e 14-të të protestës së tyre, të irrituar nga hapat që bashkia e Tiranës ka hedhur gjatë natës për t’u shembur shtëpitë dhe bizneset. Shtyllat e ndriçimit rrugor dhe tabelat e sinjalistikës janë hequr dhe në mëngjes, banorët kanë parë se kishte nisur edhe shkulja e pemëve në trotuare.

Ata paralajmëruan se do të bënin gjtihçka për ta mbrojtur pronën e tyre, deri në pikën e fundit të gjakut se pronat i kishin vënë me djersë.

“Ka qindra zgjidhje për ne nëse ata duan ta zgjidhin, ndaj ne kërkojmë dialog, – tha njeri prej tyre. – Kemi 30 vjet këtu, e kemi blerë tokën, kemi paguar taksat dhe jemi në proces legalizimi. Tani nuk mbetet tjetër veçse ta mbrojmë me armë.”

Një grua protestuese e mori fjalën: “Ku ishte shteti këto 30 vjet që jemi ne këtu? Kemi paguar taksat dhe em taksat tona ka mbjellë këto pemë. Pse po i shkul tani? Shtëpinë time e kam përgjysëm projekti, po gjysmën tjetër kush e merr? Shteti? Për të bërë ndërtime, pra. Neve na është vënë kryqi, asnjë letër nuk na është dhënë. Të gjallë ne nuk lejojmë të na prishë, burrat dhe djemtë tanë kanë lënë kockat në kurbet, nuk kanë ku të shkojnë më se janë nga 60 vjeç. I humbëm paratë njëhërë në firmat piramidale…”

Një banor nga veriu u shpreh: “Është futur thika në shtyllën kurizore, nuk mban më”.

Banorët kanë paralajmëruar kompaninë e ndërtimit të mos i afrojë mjetet e saj pranë tyre, siç ka vepruar fshehurazi gjatë natës, sepse ata nuk kanë për ta lejuar t’u shembë shtëpitë.

Zjarr Tv Ad