Banorët në protestë, policia rrethon Bashkinë

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Protesta e banorëve të Unazës së Re ka hyrë sot në ditën e 12. Sot ata janë zhvendosur përpara godinës së Bashkisë së Tiranës, ku i bëjnë thirrje kryetarit Erion Veliaj, të tërheqë vendimin.

Rreth 200 banorë me thirrje dhe me një banderolë të madhe ku shkruhet “MASHTRIM” e quajnë korruptiv projektin që do u prishë shtëpiat e bizneset tek zona e Astirit.

Ditën e sotme është re se ka një numër të shtuar të policisë, policia e rendit, policia bashkiake dhe Forcat Shqiponja”.

Ata kërkojnë dëmshpërblim të plotë për shtëpitë që do prishen, të legalizuara apo jo. Sipas tyre, projekti është korruptiv.

“ Di të them që ne jemi, kryetari i Bashkisë na quajti shpellarë. Nuk e di kur është bërë tirans kryebashkiaku, por ne kemi shumë dokumenta të rregullta. Kam certifikatë pronësie, kam leje legalizimi, kam hipotekë, paguaj taksat. Pse jam shpellar mo zoty kryetar,” u shpreh një prej protestuesve.

 

Zjarr Tv Ad