Banorët në Sukth dalin në protestë: Nuk kemi ujë të pijshëm, na diferencojnë se jemi minoritarë

0
70
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e sotme, një grup banorësh minoritarë boshnjake të fshatit Borakë në Sukth, kanë protestuar para ujësjellësit për furnizimin jo të rregullt me ujë të pijshëm.

Ato akuzuan persona përgjegjës të këtij institucioni se i diferencojnë si minoritarë dhe që edhe kanë shitur ujin me lekë. Banorët theksuan se atyre uji u shkon rrallë dhe në orët e vona të natës, ndryshe me lagjet e tjera në këtë zonë.

Më pas ata u futen në zyrat e ujësjellësit dhe pasi dolën deklaruan se kërkesa e tyre nuk gjeti zgjidhje. Banorët kanë bërë ankese edhe në bashkinë e Durrësit për problematikën e furnizimit me ujë të pijshëm.

Zjarr Tv Ad