Kryeministri Edi Rama ka reaguar për protestën e banorëve të zonës së “5 Majit”, Laprakës dhe të Paskuqanit, të cilët janë kundër prishjes së banesave të tyre.
Rama ka replikuar me një komentues që i ka kërkuar të takohet me banorët dhe tu japë zgjidhje.
Komenti: Z/Rama nga 5-maj Besoj se po të dëgjosh një përfaqësi të banorëve (tipik sipas problematikave që janë) do e “detyroni”(me ligj,,,,me VKM,,,,) të ndryshohen disa pika të kontratës (të përmirësohen,,,të qartësohen) dhe ju të bëni punën dhe në banorët të jemi të qetë e të vazhdojmë jetën normalisht. Faleminderit po e lexove aq më tepër po u përgjigje.
Shënim:mos më quaj të djathte, sepse s’ju kam votuar asnjëherë asnjërin krah …për dreq s’më keni bindur kurrë asnjëri nga ju
Përgjigjet Edi Rama: Blerta Huba ndërsa unë besoj se tek 5 maji të gjithëve u është dhënë haku që u takon dhe disave madje edhe më shume se sa u takon, prandaj tani duhet vetëm durim dhe besim, sepse njësoj siç po ndodh me të tërë ata që po përfitojnë nga Rindërtimi, do ndodhë edhe me ju atje, ndërsa atë pjesën e votimit mos e thuaj të paktën, jo për mua, po për tërë ata që u vranë, u burgosën, u privuan nga e drejta e votës.