Barazime me shumicë, Laci dhe Vllaznia shmangin humbjen në ndeshjet e para

0
71
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Janë lujatur mbrëmjen e djeshme takimet e para të raundit të dytë të Ligës së Konferencës. Skuadrat shqiptare kanë bërë paraqitje të mira në përballjet që kanë patur me kundërshtarët e tyre.

Skuadra e Lacit nuk ka shkuar më shumë se një barazim 0-0 përballë moldavëve të Petrocub, por për mënyrën se si rrodhën ngjarjet në këtë takim kurbinasit duhët të jenë të kënaqur.

Skuadra e Duros mbeti me dhjetë lojtar që në minutën e 27-të pas daljes me të kuq të Spahiut, cka e bëri të vështirë pjesën tjetër të lojës megjithatë Laci ja arriti ta ruante portën të paprekur. Tani cdo gjë do të vendoset në ndeshjen e kthimit të cilën Laci do ta luaj në shtëpi.

Edhe skuadra e Vllaznisë ka arritur të marrë një barazim 1-1 përballë rumunëvë të Universitea Craiova duke zhvilluar një ndeshje që ju përgjigj atmosferës së krijuar nga tifozët shkodran. Miqtë kaluan të parët në avantazh në shtesën e pjesës së parë me anë të një 11-metërshi të shndërruar në gol nga Ivan.

Ndërkohë në të dytën ishte Hoxhaj që barazoi shifrat në 1-1 me rezultatin që do të mbetej i pandryshuar deri në fund të takimit. Edhe pse rumunët konsideroheshin si një kockë e fortë për Vllazninë ndeshja e luajtur në “Loro Borici” tregoi se kualifikimi mbetet i hapur.

Drita nuk shkoi më tepër se një barazim pa gola ne takimin e parë. Por duke marre parasysh që ndeshja luhej në transfertë dhe përballë belgëve të Antwerp skuadër që ka në përbërje lojtarë si Nainggolan, ky mund të konsiderohet si një rezultat mjaftë pozitiv.

Shkëndija ishte e vetmja skuadrë shqiptare që arriti të fitonte sfidën e parë dje në transfertën letoneze përballë Valmiera.

Tetovarët kaluan të parët në avantazh që në minutën e 10-të me golin e Doriev, më pas vendasit barazuan në fundin e pjesës së dytë me anë të Gueye. Ishte ish sulmuesi i Kukësit Sidrit Guri i cili vulosi rezultatin 1-2 me golin e shënuar në minutën e 64-ët. Me shkëndijën që do të jetë e avantazhuar për ndeshjen e kthimit.

Zjarr Tv Ad