Biznesmeni Gjergj Luci është shfaqur tepër i irrituar me fermerët që protestojnë për TVSH-në, duke i thënë se është e turpshme kjo që bëjnë dhe se janë barbona.
Gjergj Luca tha gjatë prezantimit të buxhetit për peshkimin se fermerët duhet të falenderojnë qeverinë për mbështetjen që i jep, duke shtuar se TVSH nuk është takse.
Ai madje ‘i kërcënoi’ ata teksa i tha për pagesën e TVSH-së nuk kanë punë me shtetin por me ‘grosistët’ e mëdhënj, njëri nga të cilet aështë ai vetë.
Gjergj Luca: Gjithsecili nga ne ka nga një magazinë. Kjo punë duhet të diskutohet dhe ne duhet të pranojmë pjesën tonë sepse ne jemi formalizu. E njëjta gjë eshë me bujqësinë dalin në rrugë dhe thonë hiqni TVSH. Nuk është taksë TVSH-ja. Më vjen shumë keq për kolegët e bujqësisë dhe dalin në rrugë pasi kanë marrë mbështetje 4 vite nga shteti dhe dalin në rrugë për tvsh.
Ne bëjmë vetë faturim. Ka komoditet më të madh për ne që vetë faturojmë veten? Ne duhet të demontrojmë se paguajmë në shtet TVSH e prodhimit. Problemin e keni me grosistat. Mund ta keni me mua që jam grosist i madh. Nuk e keni me shtetin. Ata që dalin në rrugë dhe nuk thonë faleminderit, 200 milionë i është dhënë bujqësisë. Dalin Qesin 10 barbona atje është turp, për tvsh. Është e turpshme. Të nxjerrin njerëzit që punojnë gjithë ditën është e turpshme.