Barcelona gjobitet 300 euro për transferimin e Antoine Griezmann

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Federata Spanjolle e Futbollit ka dënuar skuadrën e Barcelonës me një gjobë prej 300 eurosh për afrimin e Antoine Griezmann.

Katalanasit paguajtën klauzolën e largimit të francezit por sipas federatës ata kanë thyer rregulloren pasi ky shkëmbim është bërë pa miratimin e Atletico Madridit.

Madrilenët thonë se Barcelona ka arritur një marrëveshje që në Mars me lojtarin, kur klauzola e tij ishte 200 milion euro por e finalizuan në fillim të korrikut. Sipas tyre kjo lëvizje e katalanasve përbën  një kundërvajtje ligjore ndaj ata e denoncuan.

Federata Spanjolle deklaroi se një gjobë prej 300 eurosh përveç se është shumë i ulët për një klub me kapacitet të lartë financiar nuk do t’i sanksionohet skuadrës.

Gjithashtu ata thonë se denoncimi i Atleticos nuk ka një arsye të fortë për tu dhënë një gjobë e tillë.

Griezmann deklaroi në maj se do të largohet nga Atletico Madrid e më pas firmosi një kontratë 5 vjeçare me Barcelonën e cila i ka vendosur një klauzolë largimi 800 milionë euro duke e bërë atë lojtarin e 6 me klauzolë më të lartë.

Atletico Madrid u përgjigj ashpër vendimit të federatës. Gjithashtu ajo akuzon se Barcelona ka tentuar të “rrëmbejë” Griemann dhe në 2017.

Zjarr Tv Ad