Barcelona i plotëson “qejfin” Messit, interesimi për Neymar

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Transferimi i Philipe Coutinho tek Bayern mbetet vetëm për tu zyrtarizuar ndërsa Barcelona është ende e zënë me Neymar. Përfaqësues nga klubi katalanas kanë qendruar gjatë javës në Paris me shpresën për të arritur akordin me kryeqytetasit.

Por sipas parizienëve interesimi për Neymar nuk është shumë serioz nga ana e blaugranasve dhe besohet të jetë një “truk” për ta bërë Leo Messin e lumtur. Argjentinasi dhe braziliani u miqësuan shumë gjatë kohës që luanin bashkë ndaj Messi kërkon rikthimin e tij.

Edhe vetë braziliani dëshiron rikthimin në Camp Nou dhe përfaqësuesit e tij insistojnë në largimin nga PSG-ja. PërBarcelonën do të jetë e vështirë transferta në terma financiarë. Mundësia më  mirë për gjigantët katalanas është transferta në formë huazimi ose shkëmbimi më lojtarët e tjerë.

Me humbjen në ndeshjen hapëse kundër Athletic Club, blaugranasit dëshmojnë edhe njëherë problemet në sektorin e sulmit.

Zjarr Tv Ad