Barcelona konfirmon dëmtimi, ja kur rikthehet Suarez

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vetëm 33 minuta ka zgjatur debutimi i Luis Suarez në ndeshjen e parë të edicionit 2019-2020 në La Liga. Sulmuesi uruguajan u largua i dëmtuar nga stadiumi “San Mames” në humbjen 1-0 ndaj Athletic Bilbao.

Kur po kronometrohej minuta e 31-të e takimit, Suarez ndjeu lidhje në këmbën e djathtë, çka e detyroi për ta mbyllur para kohe këtë duel. Ndërkohë, në testet mjekësore të zhvilluara ditën e sotme është konfirmuar se sulmuesi ka pësuar një dëmtim në kavilje, çka pritet ta lë jashtë fushave deri në fund të shtatorit.

Testet e kryera të shtunën në mëngjes kanë konfirmuar se lojtari i ekipit të parë Luis Suarez ka një kavilje të djathtë të dëmtuar. Shkalla e dëmtimit do të tregojë edhe kohën e rikthimit të tij në fushë.” thuhet në një deklaratën e kampionëve të La Liga.

Besohet se Suarez do të rikthehet në fushë pas 3 ose 4 javësh, për të qënë i gatshëm në këtë mënyrë për pjesën tjetër të sezonit.

Zjarr Tv Ad