Barcelona përgatit shkëmbimin e bujshëm me PSG-në

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Neymar ka prishur çdo raport me drejtuesit e Paris Saint Germain dhe e ardhmja e tij me shumë gjasa nuk do të vazhdojë të jetë në Ligue 1.

Siç raporton gazeta katalanase “Sport”, braziliani u ka shprehur dëshirën për t’u larguar drejtuesve të PSG-së, ndërkohë që edhe trajneri Thomas Tuchel nuk e do më në skuadër, pasi është i lodhur nga sjellja dhe kapriçot e numrit 10, për më tepër që 27-vjeçari ka filluar të dëmtohet shumë shpesh.

Pak kohë më parë PSG-ja i ofroi rinovimin e kontratës yllit brazilian, por Neymar refuzoi dhe jo për çështje parash.

Barcelona po e monitoron me kujdes situatën në të cilën është përfshirë sulmuesi dhe blaugranat janë klubi që interesohen më tepër për Neymar.

Nga ana tjetër Tuchel pëlqen shumë brazilianin e Barçës,  Coutinho, dhe një shkëmbim mes të dyve dhe disa miliona në favor të klubit francez mund të rezultojë një operacion mëse i mundshëm në këtë merkato.

 

Zjarr Tv Ad