Barcelona shpallet klubi më i mirë i Dekadës

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Janë të dhëna zyrtare dhe e thotë IFFHS….Barcelona është klubi më i mirë i dekadës.

Federata e historisë dhe statistikave të futbollit ka përcaktuar më të mirët e 10-viteve të fundit (2011-2020) ku podiumi ndahet mes Barcelonës, Real Madrid dhe Bayern Munchen.

Pra janë këto 3 klubet më të mira ku padyshim katalanasit janë “the best of the best” duke fituar këtë vlerësim për herë të dytë radhazi, pra praktikisht, Barcelona është klubi më I mire I 10-viteve të fundit sipas IFFHS.

Në përcaktimin e klubit më të mirë të Dekadës, IFFHS bazohet në pikët e marra nga klubet gjatë një sezoni qe percakton edhe vleresimin si klubi më i mirë i vitit.

Konkretisht, Barcelona ka fituar në vitet 2011, 2012 dhe 2015 si klubi më i mire dhe ka akumuluar në total 2877 pikë.

Real Madrid është shpallur klubi më i mire në vitet 2014 dhe 2017 me një total pikësh prej 2782 dhe Bayern Munchen klubi më i mirë në vitet 2013 dhe 2020. Bazuar mbi këto statistika dhe pikë të grumbulluara, IFFHS përcaktoi Barcelonën si klubin më të mire të Dekadës.

Zjarr Tv Ad