Bardh Spahia del para Gjykatës, policia “blindon” godinën

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputeti demokrat Bardh Spahia ka dalë sot para Gjykatës së Shkodrës, për tu njohur me masën e sigurisë ndaj tij.

Spahia u arrestua mbrëmjen e 19 qershorit, teksa po shkonte në një studio televizive.

Kjo pasi ishte shpallur në kërkim kërkim pas përplasjes në KZAZ në Shkodër.

Sakaq Partia Demokratike ka nxjerrë pamje nga ambientet e jashtme të gjykatës, e cila është rrethuar nga forcat speciale të policisë.

“Brenda nuk është një terrorist, por po zhvillohet seanca gjyqësore për Bardh Spahinë, i ndaluar nga policia me urdhër të paligjshëm”, thuhet në qëndrimin e PD.

Zjarr Tv Ad