Bardh Spahia i përgjigjet Bashës: Shkodranët refuzuan modelin humbës e “patericës” të Ramës

0
48
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryebashkiaku i ri i Shkodrës Bardh Spahia iu përgjigj deklaratës së kreut të PD Lulzim Basha i cili tha se Spahia u votua vetëm nga stafi i Bashkisë Shkodër.

Në një lidhje “Skype” me Syri.net, Spahia tha se në Bashki janë të punësuar rreth 500 veta dhe se kryedemokrati Basha duhet të lexojë mirë mesazhin e qytetarëve, të cilët sipas tij kanë refuzuar modelin humbës.

Ai bëri thirrje dhe njëherë demokratëve se e kanë derën e hapur për të filluar një opozitarizëm të ri.

Pyetje: Deklarata e Bashës për fitoren tuaj, i ciki tha se morët votat nga personeli i Bashkisë së Shkodrës?

Spahia: Bashkia e Shkodrës ka një personel me pak se 500 veta dhe besoj se shumica e tyre janë demokratë. Para se të bëjë gabime politke, duhet të lexojë mirë mesazhin e shkodranëve, të cilat kanë refuzuar modelin modelin e emërimit, komandimit, pa pyetur strukturat, refuzuan modelin humbës i cili na ka udhëhequr ne prej 9 vitesh, duke e kthyer një pjesë të opozitës shqiptare në patericë për Edi Ramën. Këtë e kanë refuzuar qytetarët shkodranë në mënyrë masive. Këtë duhet ta lexojnë mirë nga Basha e cilido parlamentar aktual​.

Unë e kam thënë rëndësinë që ka pas procesi i primareve, duke zgjedhur përfaqësuesit e vet në këtë garë elektorale. Por dikush zgjodhi të emërojë një përfaqësues në këtë garë dhe pse e dinte që janë minorancë. I bëj thirrje çdo demokrati që të vijnë tek ne dhe t’i bashkohen shumicës së shkodranëve për të filluar një opozitarizëm të ri.

Zjarr Tv Ad