Koordinatorja politike e LSI-së, Elona Guri është kundërpërgjigjur ndaj sekretarit të përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi pasi ky i fundit me anë të një reagimi ka sulmuar koalicionin e Komisionit të Rithemelimit me LSI-në që do quhet “Shtëpia e Lirisë”.
Guri tha se sulmi i Bardhit vjen pasi këtij të fundit dhe kryedemokratit Luzlim Basha u dëmtohen interesat financiarë në rastin kur një opozitë e vërtetë vihet përballë qeverisë së kryeministrit Edi Rama.
Elona Guri i pergjigjet Gazment Bardhit:
Sekretari i Përgjithshëm i Kunat-Opozitës paska vjell vrerë furishëm kundër koalicionit të opozitës së vërtetë për zgjedhjet e 6 marsit.
E kuptojmë që ekzistenca e një opozite reale, cënon interesat financiarë që deputeti Basha dhe grupimi i tij përfiton nga shërbimi i verbër ndaj Edi Ramës.
Normal që Gaz Bardhi nuk ka lidhje me shtëpinë , se ka shkatërruar shtëpinë e të tjerëve…por, Shtëpia e Lirisë është një koalicion që i shpëton edhe ata vetë nga përgjegjësia, që të rreshtohen e streohen edhe zyrtarisht në shtëpinë e pushtetit të Edi Ramës.