Gazment Bardhi, sekretari i përgjithshëm i PD-së kundërshton procesin e iniciuar nga Sali Berisha për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar.
Ai thotë se firmat nuk janë mbledhur, ndërsa akuzoi se gjatë konferencës së Berishës, i pranishëm ka qenë edhe një person që në zgjedhjet e 25 Prillit, bëri fushatë për djalin e Aqif Rakipit, deputeti i PS, Orlando Rakipi.
“Nuk mbyllet vullneti i demokratëve në kuti, dhe as në kasafortë. Se kush po del hapur në foltore, unë sot në Foltore, kam parë një person që në zgjedhjet e 25 prillit ka qenë përballë Flamur Nokës, në zonën e Vorës duke bërë fushatë për djalin e Aqif Rakipit. Nuk mundet një person që ka bërë fushatë për Edi Ramën, të vijë sot. Mbështetësi i Orlando Rakipit, ai që ka votuar Edi Ramën, i thotë sot demokratëve, do të mbledhim Kuvendin”, deklaroi Bardhi.