Bardhi, Duma, Tabaku e Alibeaj i përgjigjen Berishës: Nuk e japim dorëheqjen, s’bëhemi pjesë e shkeljes së Statutit për interesa personale

0
128
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nënkryetarët e Partisë Demokratike dhe Sekretari i Përgjthshëm i kësaj force politike i janë përgjigjur njëzëri ish-kryeministrit Sali Berisha, pasi ky i fundit iu kërkoi që të jepnin dorëheqje.

Përmes një deklarate të përbashkët për medie, Sekretari Gazmend Bardhi dhe nënkryetarët, Grida Duma, Enkelejd Alibeaj, Jorida Tabaku e Alfred Rushaj shprehen se kjo është pjesë e shkelje së Statutit dhe se nuk intimidohen nga kërkesa e Berishës. Ndër të tjera ata shprehen se janë për një parti që u shërben demokratëve dhe jo të interesave personale të Sali Berishës apo aleatëve të tij.

REAGIMI I PLOTË:

REAGIM I PËRBASHKËT I NËNKRYETARËVE DHE SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PARTISË DEMOKRATIKE Prej disa ditëve, për shkak të qëndrimit tonë në mbrojtje të demokratëve dhe interesit të Partisë Demokratike, z. Sali Berisha ka nisur një fushatë të padenjë sulmesh ndaj Nënkryetarëve dhe Sekretarit të Përgjithshëm të PD. Me keqardhje, përsëritet kërkesa që ne duhet të braktisim Partinë Demokratike dhe demokratët, dhe të bëhemi bashkë me Sali Berishën kundër partisë.

Secili prej nesh është i vendosur të refuzojë shkeljen e Statutit për interesa personale të Sali Berishës dhe izolimin e Partisë Demokratike. Kërkesa e z. Berisha nuk ka asnjë lidhje me PD, asnjë lidhje me standartet demokratike, asnjë lidhje me hallet dhe problemet e demokratëve. Demokratët kanë 8 vite që përballen me dhunën dhe terrorin e Edi Ramës, me krimin dhe bandat e tij dhe nuk jemi sprapsur as kthyer nga rruga për t’i shërbyer Shqipërisë dhe shqiptarëve. Ne e kemi për detyrë të jeni krah tyre. Asnjë intimidim nuk do të ndikojë në qëndrimin tonë në krah të demokratëve, për një parti që u shërben atyre dhe jo që kthehet në mburojë të interesave personale të Sali Berishës, aleatëve të tij dhe cilitdo tjetër.

Zjarr Tv Ad