Bardhi flet pas takimit me deputetin gjerman: Do të punojmë për një PD të bashkuar rreth vlerave të PPE

0
62
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas takimit me deputetin gjerman të CDU-së, Peter Beyer.

Në një postim në rrjetin social “Twitter”, Bardhi tha se është i vendosur të punojë për luftën kundër korrupsionit në Shqipëri si dhe për një PD më të bashkuar rreth vlerave evropiane të PPE.

Më tej, ai e cilëson deputetin gjerman Peter beyer si një mik të PD, dhe Shqipërisë.

“Peter Beyer është një mik jo vetëm i Partisë Demokratike, por është një mik i mirë i Shqipërisë. E falenderuam për mikpritjen dhe gjithë mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë prespektivës europiane të Shqipërisë.

E siguruam se do të mbështesim pa asnjë rezervë…luftën kundër korrupsionit në Shqipëri, do të ruajmë dhe forcojmë partneritetit strategjik të PD me aleatët euro-atlantik, si dhe do të punojmë për një PD të bashkuar rreth vlerave të EPP dhe që është alternativë e besueshme për qeverisjen e vendit”, shkruan ai.

Zjarr Tv Ad