Bardhi i përgjigjet akuzave të Berishës: Baltos me shpifje këdo që nuk është mburojë për familjen e tij

0
62
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i është përgjigjur akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha i cili tha se janë marrë peng nga Taulant Balla, lidhur me çështjen e presidentit të ri.

Përmes një postimi në Tëitter, ish-sekretari i Përgjithshëm i PD thotë se është Berisha ai që ka marrë peng partinë dhe poshtëron veten, me qëllimin e tij për t’u pasuruar ende, ndonëse është shpallur non-grata nga SHBA.

“Poshtërimi i vetvetes dmth të jesh damkosur ndërkombëtarisht se ke përdorur pushtetin për të pasuruar familjarët, dhe të mos ndalesh, por të kërkosh ti pasurosh akoma, duke marrë peng PD dhe duke baltosur me shpifje këdo që nuk është në PD si mburojë për familjen tënde”,  shkruan Bardhi.

Zjarr Tv Ad