Bardhi i përgjigjet Presidentit: Në arsyetimin e DASH për Berishën, do të kuptoni reagimin e Metës

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka folur për herë të parë për akuzat më të fundit të Presidentit, Ilir Meta si dhe të Lëvizje Socialiste për Integrim.

Në një intervistë për Euronews Albania, Sekretari i Përgjithshëm i PD, sjelljen e kreut të shtetit e ka lidhur me arsyetimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për shpalljen “non grata” të Berishës duke thënë se në vendim ka një detaj që prek Metën. Në mënyrë indirekt Bardhi iu referua citimit të DASH ku thuhet se Berisha ka mbrojtur dhe favorizuar aleatë të tij politikë.

“Ka në mënyrë të përsëritshme një tentativë nga LSI dhe së fundmi nga Meta për t’u përfshirë në debatet e brendshme të PD. Nëse do i riktheheni deklaratës së DASH për shpalljen ‘non grata’ të z. Berisha, mund të ketë edhe aty motive për këtë reagim të pakuptimtë për opinionin publik”, tha ai. Për dy Kuvendet e PD të thirrura më 11 dhe 18 dhjetor, Bardhi tha se Kuvendi i thirrur nga Berisha është një tubim i ish-kryeministrit Berisha, Ramës dhe Metës.

“Ka vetëm një Kuvend të thirrur nga kryesia e Partisë Demokratike në datën 18 dhjetor. Me gjithë faktet e bëra publike, në datën 11 me shumë gjasë do të ketë një tubim të Berishës, Ramës dhe të Metës”, tha Bardhi.Sekretari i PD u përgjigj gjatë intervistës edhe për akuzat se është zgjedhur në këtë post në mënyrë të paligjshme.

“Procedura e zgjedhjes së tij është identike me atë të zgjedhjes së Sekretarit të Përgjithshëm dhe e të 4 nënkryetarëve, z. Paloka shpallet legjitim, ndërkohë që Sekretari i Përgjithshëm dhe nënkryetarët e partisë, duke qenë se kanë vendosur të mbrojnë interesin e demokratëve dhe jo interesin e Berishës iu kërkohet dorëheqja dhe shpallen ilegjitim”, u shpreh Bardhi.

Zjarr Tv Ad