Bardhi jep fjalën publikisht: Nëse Berisha do të jetë kryetari i PD-së, unë nuk …

0
264
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazment Bardhi deklaroi në “Now me Erla Mëhillin” se betejën për bashkimin e opozitës dhe përfundimin e sherrit, tashmë prej dy vitesh, po e bën jo për interesin e tij personal, por për të kontribuar në rrëzimin e qeverisë.

Sipas tij komoditetin e kishte me Bashën kryetar dhe veten si numri dy i partisë, por nuk i intereson kjo përpara opozitarizmit në Shqipëri.

“Nuk kam asnjë ambicie në këtë drejtim, në këtë moment. Gjënë që kam bërë nuk e kam bërë për veten time, nuk e kam bërë për mua. Unë kam thënë që nëse zoti Berisha do të jetë kryetari i Partisë Demokratike dhe kandidat për kryeministër, unë nuk kandidoj më për deputet. I qëndroj kësaj si deklarate dhe e kam shpjeguar këtë qëndrim me faktin që oferta jonë do të duhet të jetë një ofertë e besueshme për qytetarët. Po të ishte për komoditet dhe zgjidhje politike, isha shumë komod, zoti Basha kryetar partie, unë numri dy i partisë, nëse betejën do ta bëja për vete apo për mandatin tim,” – u shpreh Bardhi.

Zjarr Tv Ad