Bardhi: ‘Lirimi i kriminelëve të rrezikshëm me urdhër të Ramës’

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar pas lirimit nga bur gu të shumë figurave të njohura të krimit dhe të dënuar me bur gime të përjetëshme.

“Vendimi i Edi Ramës për të shpëtuar nga bur gu kri minelët më të rrezikshëm të vendit, janë dëshmia më e rëndë e bashkëqeverisjes së tij me kri min:, u shpreh Bardhi në një dalje për medita.

“Bosët e kri mit të organizuar dhe vra sësit më të rrezikshëm po lirohen me dijeninë e Edi Ramësm tha ai”.

DEKLARATË E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PARTISË DEMOKRATIKE, GAZMENT BARDHI

Vendimi i Edi Ramës për të shpëtuar nga bur gu kri minelët më të rrezikshëm të vendit, janë dëshmia më e rëndë e bashkëqeverisjes së tij me kri min.

Teatri i marionetave të Ramës, në rolin se qeveria nuk di çfarë bëjnë drejtorët e saj apo gjyqtarët e kontrolluar prej saj,është tallje e ulët  me inteligjencën e qytetarëve shqiptarë.   Askush nuk ka dyshimin më të vogël se lirimi nga bur gu i bosëve të kri mit të organizuar dhe vra sësve më të rrezikshëm është bërë me dijeninë e Edi Ramës.

Shkarkimi i drejtorëve, procedimet e gjyqtarëve apo prokurorëve nuk e zhbëjnë dot faktin se bosët e kri mit të organizuar janë jashtë bur gut.Lulzim Berisha, Endrit Dokle, Genc Tafili, Ilir Paja, Viktor Ymeri jo vetëm janë jashtë bur gut, por kanë dalë me garanci shtetërore, duke u siguruar vende pune.

Të gjithë këta kanë punuar brenda dhe jashtë bur gut për të bërë vota për Partinë Socialiste, për të mbajtur në pushtet Edi Ramën. Ata kanë bashkëdrejtuar piramidën shtetërore duke paracaktuar fituesit e tenderave dhe emërime kyçe në administratë. Për këtë ata janë duke u shpërblyer prej Edi Ramës me lirim të paligjshëm nga bur gu, si pjesë e marrëveshjes së tij për bashkëqeverisje me kri min e organizuar.Njeriu që mbushi Parlamentin, bashkitë dhe administratën publike, me kri minelë apo përfaqësues të emëruar nga kri mi i organizuar, sot po përdor pushtetin e tij mbi drejtësinë për lirimin e bosëve të kri mit të organizuar.Deklarata e sotme e Ministres së Drejtësisë, është një akt i përsëritur, ku reagimi nuk vjen para se të merret vendimi, edhe pse ajo është në dijeni për të paraprakisht, por gjithmonë një javë pas lirimit.

Ministrja Etilda Gjonaj dhe shefi i saj Edi Rama nuk guxojnë as t’u përmendin emrat bosëve të kri mit të organizuar, të liruar me dijeninë e tyre. Edi Rama dhe Etida Gjonaj duhet t’u shpjegojnë shqiptarëve pse nuk reaguan menjëherë, pasi bosi i kri mit Lulzim Berisha u lirua me garanci të Vangjush Dakos? Pse nuk e informojnë opinionin publik se janë në dijeni të plotë që po përgatitet edhe lirimi i bosit të kri mit të organizuar Arben Grori?

Teatri me deklarata të pavlera, pasi kri minelët ndihmohen të dalin nga bu rgu, duhet të marrë fund! Krimi i organizuar duhet të goditet me tolerancë zero! Por kjo as ka ndodhur dhe as nuk do të ndodhë, sa kohë vendi drejtohet nga regjimi i kri minalizuari  Edi Ramës. E vetmja garanci që Shqipëria të çlirohet nga kri mi i organizuar dhe bosët e tij të bur gosen, është largimi i Edi Ramës!

Zjarr Tv Ad