Bardhi mesazh demokratëve: Mos u gënjeni nga ata që sajojnë lajme për të na perçarë

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazment Bardhi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale u ka dërguar një mesazh demokratëve.

Duke iu përgjigjur akuzave të bëra tashmë prj disa ditësh ndaj tij, Bardhi shkruan se transformimi i të vërtetave është tregues i hallit të madh të atyre që po mundohen të keqpërdorin demokratët, pamundësinë e tyre për një jetë më të mirë, sakrificën e përditshme dhe dëshpërimin nga pengesa për ndryshim.

Deklarata e Bardhit:

“Pas sajesave të ulëta ndaj Kryetarit të PD për gjoja fyerje ndaj anëtarëve të Partisë, prej disa ditëve kanë nisur të njëjtat sajesa ndaj meje, duke më vënë në gojë fjalë që nuk i kam thënë dhe nuk do t’i thoja kurrë për demokratët.

Deklaratat e mia janë publike dhe në të njëjtin lajm të sajuar keq, kushdo mund të dëgjojë çfarë kam thënë për të kuptuar që titulli i lajmit është thjesht një gënjeshtër.

Zjarr Tv Ad