Bardhi në Elbasan: Mos votoni politikanët që mashtrojnë, kjo qeveri iu ka braktisur

0
92
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Drejtuesi politik i PD në Elbasan, Gazment Bardhi, ka takuar disa banorë në fshatin Katund i Ri, ku sipas tij, nëse do të kishte rrugë, ky fshat do të ishte vetëm 5 minuta larg Elbasanit.

Sipas Bardhit, ky komunitet është një shembull i gjallë, se si qeveria ka braktisur njerëzit në 8 vite.

“Mund të shkohet vetëm me fuoristradë, sepse akush nuk është kujtuar të bëjë pak më shumë se 1 km rrugë. Akoma më keq situata bëhet kur ka reshje. Mungesa tjetër e madhe, është se nuk ka një qendër shëndetësore”, thotë Bardhi.

Banorët i thonë Drejtuesit Politik të PD për Elbasanin, se kërkojnë një rrugë dhe një qendër shëndetësore.

“Në vitin 2021, sdo të duhej të flinsim për mungesën e rrugës. Do të duhej sot të flisnim për projekte konkrete zhvillimi, që sjellin punësim, apo nxitje të bujqësisë e blegtorisë. Jemi duke fol për rrugën, sepse në 8 vite këta nuk bënë asgjë. Nëse do kishin vijuar me ritmin e punëve që bëmë ne kur ishim në qeveri, që bëmë tunelin e shumë vepra, atëherë kjo rrugë këtu do ishte bërë”, u shpreh Gazment Bardhi.

 

Zjarr Tv Ad