Bardhi nuk njeh Bashën kryetar, ja çfarë thotë për rikthimin

0
78
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka folur në lidhje me rikthimin e Lulzim Bashës.

Në një intervistë për “Now me Erla Mëhillin”, Bardhi tha se është takuar me Lulzim Bashën, teksa tha se nuk kanë biseduar për programin e tij politik.

I pyetur nëse Basha do rikthehet si kryetar i PD, Bardhi tha se ka besuar kur ai dha dorëheqje si kryetar për të ndalur “luftën e brendshme”.

“Ai është kryetar partie me letra. Nesër mund tju vi dhe juve dhe tju thotë zoti Gazment Bardhi ti se ke konsultuar me mua këtë platformën që ke shpallur këtu. Hapu pak”, tha gazetarja.

“Unë kam komunikim me Bashën. Lulzim Basha ka projektet e veta politike që nuk i ndan me mua. Kjo nuk më ndalon mua që të kem mendimet e mua. Ne jemi takuar para 10 ditësh. Unë Bashën e kam mik.

Unë nuk përjashtoj. Unë nuk jam askush ti them cilido, ti duhet të rrish, ti duhet të ikësh. Ajo që unë them që e kam besuar si të vërtetë aktin e Bashës kur ka dhënë dorëheqje. Më ka thënë që do dorëhiqem që lufta e brendshme” tha Bardhi.

Zjarr Tv Ad