Bardhi: PS kërkon të rihapim çështjet e dakordësuara më 5 qershor, nuk hedhim poshtë punën e këshillit

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në një deklaratë për mediat pas përfundimit të takimit të Këshillit Politik për reformën zgjedhore, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi u shpreh se PS kërkoi rihapjen e çështjeve të firmosura në marrëveshjen e 5 qershorit.Gjithashtu ai shprehet se kryeministri nuk ka dhënë një përgjigje për miratimin në parlament të draftit të 5 qershorit.

Bardhi: Në 5 qershor të gjitha palët nënshkruan marrëveshjen dhe është kthyer në draftligj që pret miratimin nga Parlamenti. Në pikë të parë i kërkuam kryetarit të PS se kur do të ndodhë miratimi i marrëveshjes. Nuk kemi marrë përgjigje gjatë takimit se kur do të votohet pa ndryshime. Dua të konfirmoj që opozita e bashkuar i qëndron marrëveshjes së 5 qershorit. Nuk morën të gjitha palët atë që donin mirëpo ishte një marrëveshje konsensuale që u mbështet nga ndërkombëtarët. Sot na u konfirmua që ne do të na duhet të rihapim sërish çështje që kemi dakordësuar në marrëveshjen e 5 qershorit.

Nuk mundemi që të hedhim në kosh punën 6 mujore të Këshillit Politik. PS kërkon që t’i rikthehemi çështjeve për të cilat kemi rënë dakord. Ne kemi bërë një diskutim, kërkojmë që palët e tjera që kanë firmosur të jenë serioz në këtë proces. Çështja e respektimit është një kusht e nisjes së bisedimeve me BE. Ka një apel nga faktori ndërkombëtar për të mos e prekur këtë marrëveshjen. Për ne është e papranueshme t’i rikthehemi çështjeve të dakordësuar në 5 qershor. Ne i kemi dhënë kryeministrit që të na informojë se kur do të kalojë për votim pa ndryshim marrëveshja e 5 qershorit. Nuk ka një datë se kur do të votohet në parlament. Presim një përgjigje prej tyre.

Zjarr Tv Ad