Bardhi: PS u paraqit në tryezë me një nga arkitektët e blerjes së votës. T’i hapet rrugë zgjedhjeve të lira

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pasi opozita jashtëparalametare dhe maxhoranca arritën një marrëveshje, ndërsa u ulën në një tryezës të përbashkët për reformën zgjedhore, vjen një deklaratë nga sekretari i Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi.

Përmes një mesazhi për mediat, Bardhi thekson se vendimet për reformën zgjedhore do merren në konsensus. Po ashtu ai pohon se po bëhet propagandë e ethshme për të mbuluar thelbin e asaj që u arrit me ndërmjetësimin e partnerëve ndërkombëtarë. Teksa ka parashtruar 3 pika me rëndësi sipas tij, Bardhi shton se; “Përfaqësimi në tryezën e reformës zgjedhore me një nga arkitektët e blerjes së votës është në turpin e PS. Në dorën tonë nuk është të zgjedhim kundërshtarin, por të bëjmë çdo gjë për zbatimin e reformës zgjedhore, që çon vendin drejt zgjedhjeve.”.

REAGIMI I BARDHIT

Propaganda është më e ethshme se asnjëherë për të mbuluar thelbin e asaj që u arrit me ndërmjetësimin e partnerëve ndërkombëtarë:

1.Reforma zgjedhore nuk do të diktohet nga qeveria e votave të blera.
2.Vendimet për reformën zgjedhore do të marren me konsensus jashtë Parlamentit ilegjitim.
3. Parlamenti është vetëm noter formal i vendimeve të tryezës politike.

Përfaqësimi në tryezën e reformës zgjedhore me një nga arkitektët e blerjes së votës është në turpin e PS. Në dorën tonë nuk është të zgjedhim kundërshtarin, por të bëjmë çdo gjë për zbatimin e reformës zgjedhore, që çon vendin drejt zgjedhjeve.
Në dorën e qeverisë është të heqë gjendjen e jashtëzakonshme dhe t’u hapë rrugë zgjedhjeve të lira e të ndershme

Fdad38d9 8d14 4843 A92d 7c1c2e8fdffd
Zjarr Tv Ad