Bardhi: Sulm kriminal i policisë, do të ndëshkohen!

0
154
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Demokratike i ka cilësuar si sulm kriminal përdorimin e mjeteve të helmimit masiv nga ana e policisë së shtetit në protestën e sotme të opozitës. Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazmend Bardhi ka deklaruar se personat që kanë urdhëruar një sulm të tillë mbi qytetarët do të marrin ndëshkimin e merituar.

REAGIM i GAZMENT BARDHIT:

Dënoj me forcë sulmin kriminal të Policisë së Shtetit me mjete të helmimit masiv ndaj qytetarëve, veçanërisht grave dhe fëmijëve në protestë. Kushdo që ka urdhëruar dhe ushtruar dhunë ndaj qytetarëve, në mënyrë të paligjshme dhe kriminale, do të marrë ndëshkimin e merituar!

Zjarr Tv Ad