Bardhi sulmon Kuvendin dhe ironizon Kokalarin: Përpara në çlirimin e Shtëpisë së Bardhë nga Biden!

0
202
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar në lidhje me Kuvendin Kombëtar të PD-së, i cili po mbahet ditën e sotme në Pallatin e Kongreseve.

Përmes një postimi në “Twitter”, Bardhi ka ironizuar rikthimin e figurave që ishin larguar nga selia blu, duke thënë se më shumë i duket “Kuvendi i Riciklimit”.

Gjithashtu, referuar deklaratës së aktivistes Evi Kokalari, e cila tha se do të largojnë presidentin Joe Biden nga posti i tij, Bardhi tha: Përpara në çlirimin e Shtëpisë së Bardhë!

“Nuk paskan patur qëllim “rithemelimin”, por RICIKLIMIN! Përpara në çlirimim e Shtëpisë së Bardhë nga Presidenti Biden”, shkruan Bardhi.

Zjarr Tv Ad