Bardhi: Venecia konfirmoi se Presidenti nuk ka shkelur Kushtetutën

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi deklaron se raporti përfundimtar i Komisionit të Venecias konfirmoi se presidenti Meta nuk ka shkelur Kushtetutën me anulimin e 30 qershorit si datë zgjedhjesh.

Në raport, nënvizon Bardhi,  thuhet qartë konkluzioni se Presidenti i Republikës nuk ka kryer shkelje, siç ka bërë propagandë qeveria gjatë kësaj kohe.

Bardhi thekson se deri më sot Presidenti Meta i ka qëndruar betimit për respektimin e Kushtetutës.

Deklaratën Bardhi e bëri gjatë një interviste për gazetaren Mirela Milori, ne Abc News.

Pyetje: Cili është komenti juaj për raportin final të Vencias për presidentin?

Gazment Bardhi: Përgjigja zyrtare e Komisionit të Venecias është që Presidenti i Republikës nuk ka kryer shkelje dhe nuk jemi në rrethanat ku mund të shkarkohet nga Kuvendi apo Gjykata kushtetuese. Opinioni tregon se veprimtaria e Kuvendit dhe e partisë qeverisëse ishte një puç konsitucional për të kalur një nga insitucionet e vetme jashtë kontrollit të qeverisë.

Pyetje: Tejkalimin i kompetencës nga presidenti e përfshin shkeljen sipas jush apo është i ndryshëm nga shkelja?

Gazment Bardhi: Ka një ndryshim në opinionin përfundimtar të miratuar sot, krahasuar me draftin. Ky është një nga rastet e veçanta që Komisioni i Venezias ndryshon qendrim referuar opinionit të ekspertëve. Në draftin final është specifikuar se nëse ka patur apo jo tejkalim, do të duhet ta vendosë Kuvendi apo Gjykata Kushtetuese. Edhe nëse ajo që ka thënë Komisioni i Venecias konsiderohet si tejkalim, duhet të merren në konsideratë rrethanat e tjera kushtetuese që kanë detyruar Presidentin të marrë vendimin. Në raport thuhet qartë konkluzioni se Presidenti i Republikës nuk ka kryer shkelje, siç ka bërë propagandë qeveria gjatë kësaj kohe. Deri më sot Presidenti Meta i ka qendruar betimit për respektimin e Kushtetutës.

Zjarr Tv Ad