Basha: 133 mijë nxënës e studentë kanë braktisur shkollën në 4 vitet e fundit

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar pasditen e kësaj të shtune një tryezë me pedagogë e të ftuar për gjenden e arsimit të lartë në Shqipëri.

“Jemi këtu pas disa muajsh që kanë kulmuar krizën e thellë të institucioneve të arsimit të lartë. E tillë ishte edhe lëvizja studentore e dhjetorit të kaluar. Aspekti i parë i kësaj krize duket qartë te financimi. Buxheti ka arritur në vitin 2019 në 3.29 për qind e PBB-së, në një kohë kur niveli minimal për të garantuar standardet rajonale, duhet të jetë jo më pak se 5 për qind. Këto parà shkojnë në pjesën më të madhe për rikonstruksionin e Ministrisë së Arsimit, për një fasadë me të vërtetë llamburitëse. Ndërkohë, rënia në pikiatë e financimit për arsimin e lartë shoqërohet edhe nga braktisja e studimeve. 133 mijë nxënës e studentë kanë braktisur shkollën në këto 4 vite”, tha Basha.

Basha theksoi më tej planin e tij për të zhvilluar më tej arsimin e lartë në Shqipëri.

Qasja europiano-bashkëkohore do të jetë pikërisht ajo që do të bëjë që arsimi shqiptar të udhëhiqet nga një koncept i ri menaxhimi, në financa, teknologji, etj..

“Revolucioni i inteligjencës artificiale, i robotikës, i materialeve të ndryshme në industri ka ardhur dhe është bërë real. Një vend në zemër të Europës nuk e ka luksin ta humbasë këtë mundësi të jashtëzakonshme. Kemi një mundësi të lëmë prapa 5 vite stanjacion dhe prapambetje në vendin tonë. Është njësoj si mundësia që shfrytëzuam pas futjes së teknologjisë së celularëve. Nevojat e një tregu gjigant europian, me lokomotivë ekonominë gjermane, janë shembuj për t’u ndjekur për të hapur më shumë vende pune, e për më tepër të ndërlidhur në tregun europian të punës”, tha Basha.

Sipas Bashës, për ta bërë këtë që me fjalë është shumë e thjeshtë, duhet përvoja. Për këtë tha se ekzistojnë kontaktet e duhura me përfaqësues gjermanë, që janë të etur për vende të kualifikuara pune.

“Ky vullnet politik, që sot ka formën e një programi të detajuar të Partisë Demokratike, nesër duhet të përkthehet në buxhet, i cili të administrohet në mënyrë të tillë që të mos kthehet në rikonstruksione zyrash luksoze apo blerje automjetesh, por aty ku ka nevojë arsimi i lartë”, tha kreu i PD-së.

 

 

Zjarr Tv Ad