Basha akuza Ramës nga Kuvendi: Shqiptarët po ikin, ky po importon hallexhinj nga vende të tjera! Kundërshtarët e vettingut ne politikë janë të paktë në numër

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryedemokrati Lulzim Bash aka akuzuar kryeministrin Edi Rama se nuk ka forcë të ndalojë ikjen e shqiptarëve jashtë, e shkaktuar nga gjendja në të cilën ndodhet Shqipëria. Sipas Bashës, shqiptarët po ikin, ndërkohë që Shqipëria po importon hallexhinj nga vende të varfra të botës.

Gjithasthu ai ka folur edhe për vettingun në politikë, ku ëhstë shprehur se të paktë janë ata që e kundërshtojnë, por shtoi se këta të fundit nuk do ia dalin ta ndalojnë.

“Dy ditë më parë pakkujt mund t’i ketë shpëtuar një lajm mbi përgjigjen që Rama i kishte kthyer pyetjes se si do të frenohet ikja e shqiptarëve. Në përgjigjen e tij u lexua qartë mesazhi i tij se nuk ka forcë ta ndalojë largimin e shqiptyarëve. Pyetja që dua të shtroj sot, është nëse realisht është e pamundur të ndalohet kjo katastrofë kombëtare, teksa shohim shkolla që mbyllen, fshatra që zhduken nga harta e Shqipërisë, të rinj e të reja që ikin përditë, studentë që nuk duan të kthehen në vendin e tyre, një tkurrje alarmante që vendos në pikëpyetje qëndrueshmërinë tonë si shoqëri.

Në 8 vite, edhe pse ka rritur taksat, Edi Rama ka marrë borxh më shumë se të gjithë qeveritë të marra së bashku. Miliarda euro nga xhepat e shqipatrëve që nuk shkuan për një sistem arsimor apo shëndetësor më të mirë e as në mbështetje për bujqit, as në rroga më të larta dhe as në pensione dinjitoze.

Miliarda euro borxh në emër të shqiptarëve.

Ku shkuan këto miliarda euro borxh. Në këtë shtet të cilësuar si të kapur nga korrupsioni, të cilin DASH e rendit si vendin më të korruptuar në Ballkan dhe Europë, këto miliarda euro shkojnë për një grusht të vogël njerëzish. Mjafton të shohim projektbuxhetin e vitit të ardhshëm për të parë se cilat janë synimet e tyre.

2 miliardë euro për 7 kontrata të reja në PPP, tregojnë qartë se prioritet kanë shpërdorimin e parave të shqiptarëve. Atë karrigen e mban për një grusht të vogël njerëzish. Kjo çmenduri në vendin më të varfër të Europës, ka bërë që të eksportojmë shqiptarë, e të importojmë hallexhinj nga vendet më të largëta të botës. Edhe sot me borxhin publik më të lartë të 30 viteve, përgjigja e këtij është e njëjta si për largimine shqiptarëve, ngritje supesh.

Kjo masakër me taksat e shqiptarëve nuk mund të ndalet me fjalë e as vetëm me raporte ndërkombëtare.

Ajo që ndodh jahstë kësaj salle e ka origjinën në këtë sallë, ku shumica e qytetarëve nuk përfaqësohet, për shkak të aleancës së qeveritarëve me krimin dhe korrupisonin. Ne kërkojmë vettingun në politikë, që politikanët të mos përfaqësojnë iinteresat kriminale.

E di që kjo nsimë anatemohet si drakoniane. Po saldojnë edhe aleanca të fshehta e publike.

Kundërshtarët e vettingut në politikë do të jenë pakice e papërfillshme, sepse të paktë janë abuzuesit që vodhën shqiptarët”, tha Basha.

Zjarr Tv Ad