Basha akuza Shahinit: Ministrja anonime do të zhdukë me një të rënë të lapsit Akademinë e Shkencave

0
8
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas akademikut Fuga, edhe kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha akuzoi kryeministrin Rama dhe Minsitrin  Shahini se po tentojnë të zhdukin Akademinë e Shkencave.

Rama, tha Basha, i ka tmerr zërat e pavarur.

Basha: Kjo që është bërë me arsimin e lartë është një masakër totale. Por ndërkohë që të rijntë shqiptarë, të rinjtë europianë dhe unë ishim të angazhuar në këtë diskutim për të ardhmen e  arsimit të lartë një tjetër akt i paprecedent po ndodhte me frymëzues Edi Ramën dhe zbatuese Ministren anonime të Arsimit e cila me një të rënë të lapsit do të zhdukë Akademinë e Shkencave, duan të zhdukin pavarësinë e Universiteteve, të shkatërrojnë pavarësinë e pedagogëve, ti ulin kokën studentëve dhe tani në mënyrë antikushtetuese të shkatërrojnë dhe Akademinë e Shkencave sepse çdo mendje e ndritur, çdo mendje e ditur, është një zë i pavarur dhe Edi Rama i ka tmerr zërat e pavarur.

 

Zjarr Tv Ad