Basha akuzon dhe fyen demokratët edhe në sy të Edi Ramës

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Edhe pse tashmë është shkarkuar nga shumica e anëtarësisë nga posti i kryetarit të PD, Lulzim Basha, vijon të shpërndajë fyerje ndaj demokratëve edhe nga foltorja e parlamentit.

Në seancën e sotme, Basha i është rikthyer të ashtuquajturit Kuvend që mbajti në 18 Dhjetor, ku nuk kishte as kuorumin e mjaftueshëm për të marrë vendime dhe ka akuzuar publikisht demokratët, duke thënë se kush mbështet Berishën është mbeturinë e komunizmit dhe korrupsionit. Këtë sulm e ka bërë në sy të Ramës dhe grupit të tij në parlament, ndërkohë që retorika e tij nisi si kritikë dhe denoncim ndaj tyre.

“Ajo që ka ndodhur në familjen tonë politike, është pastrimi i një force politike nga mbeturinat e komunizmit dhe korrupsionit”, tha Basha, duke sulmuar kështu ish-kryeministrin Sali Berisha.

Zjarr Tv Ad