Basha apel qeverisë për koronavirusin: Të nisin menjëherë kontrollet në pikat kufitare

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas përhapjes me shpejtësi të epidemisë së koronavirusit në Italinë fqinje, kreu i opozitës Lulzim Basha i kërkon qeverisë shqiptare të marrë masa serioze dhe të menjëhershme.

Basha: Për fat të keq në Italinë fqinje janë shënuar viktimat e para nga Koronavirus ndëkohë që po rritet numri i të prekurve prej tij. I kërkoj qeverisë të marrë masa serioze dhe të menjëhershme.

Basha u bën thirrje autoriteteve shëndetësore të nisin kontrollet në pikat kufitare.

Basha: Çdo pikë kontrolli kufitar dhe qendër shëndetësore të pajiset pa asnjë vonesë me personelin dhe aparatet e duhura për të evidentuar dhe trajtuar në kohë çdo rast të mundshëm.

Shqipëria dyfishoi personelin e njësive shëndetësore në pikat kufitare në përpjekje për të forcuar kontrollet e udhëtarëve që vijnë nga vendet e prekura prej koronavirusit.

Masat shëndetësore u shtuan në portet detare, aeroportet dhe pikat tokësore të Shqipërisë pas lajmeve mbi praninë e koronavirusit në Italinë fqinje.

Qeveria ka ngritur një ekip të posaçëm për parandalimin, kontrollin dhe mbrojtjen e popullatës ndaj koronavirusit të ri.

Ekspertët dhe drejtuesit e institucioneve shëndetësore vendosën mbledhjen e sotme përforcimin e masave në pikat kufitare për të gjurmuar raste të mundshme të koronavirusit.

Ata kërkuan shtimin e mjeteve mbrojtëse personale, spitalore, laboratorike dhe shtimin e kontrolleve për të parandaluar depërtimin e koronavirusit në Shqipëri.

Zjarr Tv Ad