Në aksion politik në Shtator, kemi kërkuar 3 komisione hetimore, një për zgjedhjet e 25 Prillit si dhe për inceneratorët dhe një për çështjen Beccetti.
Ai për manipulimet zgjedhore është ngritur dhe pavarësisht përpjekjeve për ta sabortuar vijon dhe ne jemi të vendosur për t’i shkuar deri në fund atë që ka ndodhru me votën e shqiptarëve. Shqiptarët nuk meritojnë shkrirjen e shtetit me partinë. Pa demokraci nuk ka ekonomi, nuk ka punësim. Mbetet prioritet absolut i yni dhe do vazhdojmë. Nuk do lejojmë të ndalet puna e këtij komisioni.
Dy komisionet e tjera po sabotohen nga Edi Rama me pretekste të gënjeshtra. Edhe në këtë rast, siç po përpiqet të sabotojë atë për atë që ka bër me 25 Prill dhe nuk ka për t’ia dalë, nuk do ia dalë dhe me dy të tjerët.
Mjedisin e ndotim siç bëjmë gjatë verës që çojmë paratë te inceneratorët. Me të njëjtën lehtësi që i vunë flakën mbetjeve në disa qytete për të justifikuar firmat e kryetarëve , me të njëjtën lehtësi mendojnë se mund të ndalin punën e ketyre komisioneve. Mbetjet duan t’i çojnë te inceneratoret.