Basha bashkëbisedon për rrugëdaljet me përkrahësin e Shqipërisë, Stephen Harper

0
8
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka pasur një takim mbresëlënës sot me Stephen Harper, një politikan i shquar  i së djathtës, i cili ka ardhur në Tiranë.

Basha tregon në Fb për këtë takim: “Nder dhe privilegj të takohem në Tiranë me mikun e çmuar Stephen Harper , Presidentin e International Democrat Union , ish-kryeministër i Kanadasë dhe një ndër zërat më të spikatur të së djathtës në mbarë botën.

Bashkë diskutuam për krizën e rëndë politike dhe kushtetuese ku është futur vendi si edhe për rrugëdaljen prej saj që duhet të kalojë përmes mbrojtes së standarteve të demokracisë dhe të shtetit ligjor.

Si një ndër përkrahësit më të vyer të integrimit Euro-Atlantik të Shqipërisë, i shpreha mirënjohjen time për mbështetjen e tij të vazhdueshme që Shqipëria të përmbushë standartet e demokracisë dhe shtetit të së drejtës si garancia e vetme për integrimin tonë në BE.

Partia Demokratike e Shqipërisë dhe unë e mirëpresim bashkëpunimin e mëtejshëm në kuadër të organizatës botërore të IPU që përfshin partitë e djathta dhe të qendrës së djathtë me seli në Munih, ku aderojmë prej vitesh.”

 

Zjarr Tv Ad