Basha: Bashkia e Tiranës një lavatriçe e parave të pista të drogës

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët në selinë blu, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, tha se bashkia e Tiranës është një lavatriçe e parave të pista të drogës.

Kjo sipas tij, sepse shumica e ndërtimeve në Tiranë financohen drejtpërdrejt nga paratë e drogës, dhe se bashkia po betonizon çdo hapësirë që ka mbetur në qytet.

Lulzim Basha: ‘Janë hedhur dhe vërsulur përsëri me aferat e vjetra korruptive, që nga koncensionet e reja që dhanë para dy javësh, tek zaptimi i truallit të Teatrit Kombëtar duke ja dhënë bashkisë së Tiranës, që është lavatriçe parave të pista të drogës. Çdo ndërtim i ri që shkoni në Tiranë, ose shumica dërrmuese financohen drejtpërndrejt  nga paratë e drogës. Me hir apo me pahir, zhvilluesit janë sot të detyruar të pranojnë pastrimin e parave të pista të drogës përmes lavatriçes së pastrimit të parave të drogës që është bashkia e Tiranës. Ku kryebetonieri bashkë me Edi Ramën po bëjnë të kundërtën e asaj që premtuan qytetarëve të Tiranës, po zaptojnë çdo shesh të lirë, po kërcënojnë çdokënd që nuk i bindet vullnetit të tyre për të betonizuar çdo hapësirë që ka mbetur në Tiranë. Kjo nuk është zgjidhje, dhe kjo jo vetëm që nuk e shpëton ekonominë por do ta thellojë edhe më tej krizën. Në veçanti edhe krizën e sektorit të ndërtimit dhe shitjeve të pasurive të patundshme.”

Zjarr Tv Ad