Teksa është duke shkuar për një takim në qytetin e Durrësit, Lulzim Basha ka bërë një videolive nga makina e tij, ku iu përgjigjet të gjitha pyetjeve që mund të kenë ndjekësit. Gjatë kësaj rubrike, Basha ka bërë një denoncim të fortë, ku sipas tij në restorantin e kryeministrit Rama, brenda në kryeministri një herë në 2-3 ditë shkojnë krerët e bandave të Shqipërisë.
Duke iu përgjigjur njërës prej pyetjeve gjatë rrugës për në Durrës se si do të ndalonte ikjen e specialistëve, Basha tha se brenda në Kryeministri ndodhet një restorant luksoz, i Edi Ramës.
Sipas tij, në këtë restorant një herë në 2 apo 3 ditë shkojnë për të darkuar me Ramën krerët e bandave dhe kriminelë të ndryshëm. Basha deklaroi se këtë e dinë të gjithë, përfshirë edhe mediat.
“Po promovove kriminelët, trafikantët, po drekove e darkove me ta në Kryeministri, nëse kryeministri jep këtë model, çfarë pret nga specialistët? E di unë, e dini ju, e dinë mediat, restoranti privat në Kryeministri, një herë në 2 apo 3 ditë ka krerët e bandave të Shqipërisë, darkojnë me paratë tuaja në restorantin privat të Kryeministrisë. Shqipëria ka nevojë për një kryeministër në lartësinë e pritshmërive tuaja. Një kryeministër që prioritet ka ndarjen e politikës nga krimi”,- deklaroi Basha.