Basha bën deklaratën e fortë: Llumi që u pasurua gjatë qeverisjes së PD pastron paratë në Tiranë dhe i shërben Edi Ramës

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i PD Lulzim Basha, ka bërë një deklaratë të fortë për mediat sot, kur është shprehur se persona që kanë qenë në pushtet gjatë qeverisjes së PD kanë bërë para përmes korrupsionit dhe këto para i pastrojnë sot në Tiranë. Sipas Bashës, këta persona janë shantazhuar nga Edi Rama për “gjëmat e tyre” dhe sot i shërbejnë atij, për të shantazhuar demokratët. Këto deklarata Lulzim Basha i bëri nga selia e PD, teksa u pyet për shkarkimin e Flamur Nokës.

A ka pasur llum në kohën e qeverisjes së PD? Padiskutim që po. Një pjesë e kemi pastruar, një pjesë nuk ia kemi dalë dot ta pastrojmë. Njerëz që kanë kontrata me inceneratorët. Njerëz që hapin gropa sot në Tiranë për të pastruar paratë. Njerëz që kanë frikë nga gjëmat e tyre dhe janë të shantazhueshëm nga Edi Rama dhe janë shantazhuar nga Edi Rama për t’i shërbyer Edi Ramës. Këto para të vëna me praktika korruptive gjatë kohës që qeverisnim ne, i përdorin për të shantazhuar demokratët”, tha Basha ndër të tjera.

Pjesë nga deklarata e Lulzim Bashës:

“Është mirë të jeni sa më objektiv. Zotit Noka i kam komunikuar shkarkimin nga detyra e kryetarit për Komisionin e Sigurisë. E kam paralajmëruar dhe për shkarkim. Ne kemi lancuar iniciativa të shumta opozitare, për të çbërë themelet e regjimit Rama-Doshi-Rakipi. Nuk mund të jemi peng i axhndave personale të persionave në PD, kushdo qofshin. (Pyetet për fjalën llum) – Faza të dala indirekt nga këto shkallë që janë sajesa dhe shpifje i shërbejnë Edi Ramës. Për të demoralizuar demokratët. Kjo është arsyeja pse kam marrë një vendim më datë 9 shtator, në përputhje me përgjegjësitë e kryetrarit të PD. Për të shmangur cdo përcarje që i shërben Edi Ramës.

A ka pasur llum në kohën e qeverisjes së PD? Padiskutim që po. Një pjesë e kemi pastruar, një pjesë nuk ia kemi dalë dot ta pastrojmë. Njerëz që kanë kontrata me inceneratorët. Njerëz që hapin gropa sot në Tiranë për të pastruar paratë. Njerëz që kanë frikë nga gjëmat e tyre dhe janë të shantazhueshëm nga Edi Rama dhe janë shantazhuar nga Edi Rama për t’i shërbyer Edi Ramës. Këto para të vëna me praktika korruptive gjatë kohës që qeverisnim ne, i përdorin për të shantazhuar demokratët.

PD është shpresa e vetme e shqiptarëve për ndryshim. Ky është një moment fondamental i ndryshimit. Bishtat e korrupstuar të ish-qeverisjes tonë, një pjesë e kemi pastruar por dhe një pjesë kanë mbetur, demokratët e dinë kush janë. Nuk do lejoj që askush t’i bjerë me shkelm sakrificës së demokratëve”, u shpreh Basha.

Zjarr Tv Ad