Basha: Beteja jonë është edhe evropiane, përballë kemi një kupolë kriminale

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i PD, Lulzim Basha gjatë një takimi me 300 studentë evropianë dhe se betëja  që opozita ka nisur nuk është vetëm një betejë kombëtare, por edhe evropiane.

Përballë tha Basha, nuk kemi PS, por një kupolë kriminale që ka kapur edhe këtë forcë politike.

Lulzim Basha: Ndaj beteja që kemi nisur nuk është betejë për pushtet, është betejë për Evropën. Në Evropë shkohet vetëm me zgjedhje të lira dhe të ndershëm.

Vetëm zgjedhjet e lira dhe të ndershme garantojnë ndarjen dhe balancimin e pushteteve.

PDSH që ka lindur nga studentët, nga rinia shqiptare qëndron për një standard demokracie, demokracinë evropiane dhe respektimin dhe liritë e të drejtave të njeriut. Në këtë betejë kemi përballë një kupolë të rrezikshme politikanësh të lidhur me krimin. Pasi kanë zaptuar PS kanë shkatërruar debatin politik në vend.

Protesta jonë, lëvizja jonë bëhet për të kthyer themelet e bashkëjetesës demokratike, për të kthyer zgjedhjet e lira demokratike. Kjo është beteja që do ta fitojmë me çdo kusht. Për këtë do dalim nesër. Kjo është një betejë kombëtare, por edhe një betejë evropiane. Po luftojmë për Evropën në Shqipëri.

Basha u shpreh se me këtë qeveri, negociatat e Shqipërisë me BE nuk do të hapen.

Lulzim BashaNegociatat e anëtarësimit me BE nuk hapen. Një vend që nuk respekton kriteret minimale nuk mund të pranohet në bashkimin e vlerave. Shteti i së drejtës është i rëndësishëm, është parakushti pa të cilin nuk ka demokraci, as ekonomi, as shanse për punësim.

 

Zjarr Tv Ad