Basha: Buxheti 2020, vjedhje e hapur

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas takimit me misionin e FMN, kryetari i demokratëve Lulzim Basha në një deklaratë për mediat u shpreh se buxheti i parashikuar nga qeveria për vitin 2020 është një vjedhje e hapur.

“Shqetësimet tona janë konfirmuar nga FMN. Buxheti që kanë planifikuar të kalojë përbën një vjedhje të hapur. 140 milion dollarë parashikohen ti jepen 13 oligarkëve. Kjo do çojë në një rritje të borxhit publik”, tha Basha.

Kreu i demokratëve u shpreh se me ardhjen e opozitës në pushtet do të ndalen koncesionet që do t’i jepen 13 oligarkëve.

“FMN dhe opozita kanë një plaftormë të qartë për daljen nga kriza. Do ja dalim të ndalim këto koncesione korrupotive. Paratë do ti kthejmë të qytetarët, studentët, fermerët. Do kthejmë kushtet e barazisë para ligjit dhe konkurrencës së lirë”.

Basha tha se plani i hartuar nga opozita do të bëjë që biznesi nesër , me ardhjen në pushtet të opozitës, ta ketë krah qeverinë dhe jo si sot, që e ka përballë si kërcënues.

“Ai plan do mundësojë që biznesi nesër qeverinë ta ketë në krah, jo si sot, përballë si kërcënues. Kjo situatë nuk mund të vazhdojë më dhe nuk ka pse të jetë kështu. Ne do të vemë në kontroll borxhin publik”, deklaroi Basha.

Zjarr Tv Ad