Basha: Çlirojmë sistemin ekonomik nga zaptimi i trefishtë! Krimi nuk sjell zhvillim

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Duke prezantuar shtyllat e programit ekonomik të Partisë Demokratike, Lulzim Basha

paralajmëroi institucionet financiare   që të mos mbështesin piramidën e re financiare 1.5 miliardë dollarëshe që sipas tij Edi Rama po e vë në zbatim.

Kryedemokrati tha se së pari, sistemi ekonomik duhet çliruar nga zaptimi i trefishtë i tregut: Krimi, Oligarkia dhe Burokracia.

“Ne kemi shpallur fazën e dytë të dekriminalizimit, vetingun e politikanëve të lidhur me fije të dukshme e të padukshme me krimin, produkt i të cilit është edhe beteja që po zhvillohet tani dhe që u zbulua nga VOA. Që nga 2013 asgjë s’është votë e shqiptarëve por produkt i krimit. Ndaj vetingu i politikanëve është prioritet absurd. Së fundmi është edhe dekriminalizimin e ekonomisë. Dosja 339 dhe 339/1 tregon se kryebashkiakët kryesorë janë përfshirë në transaksione me krimin e organizuar, por sipas informacioneve tona edhe ministra si dhe vetë kryeministri janë të implikuar në këto transaksione.

Rilindja në pushtet, e detyruar të largojë kriminelët nga zyrat e shtetit, bashkëpunon me ta në prapavijën politike dhe ekonomike. “Shqipëria Kolumbi e Europës” është damka që na ka vënë Edi Rama, nëpërmjet të cilës na njohin media ndërkombëtare dhe kancelaritë perëndimore”, u shpreh Basha.

Ai tha se krimi dhe paraja e tij në ekonomi nuk sjell zhvillim, por rrënim.

Sipas tij, oligarkia meriton të njëjtën luftë si krimi, pasi ajo vjedh e grabit të sotmen dhe të ardhmen, njësoj si krimi.

“Një grusht kompanish të oligarkëve dhe rrjetit të tyre fitojnë thuajse të gjithë tenderët shtetërorë, kontratat PPP, lejet e licencat, me çmime super favorizuese për ta, me fonde limite qe i caktojnë vete dhe i fitojnë vetë. Grabitje e financave publike, rritje e borxhit për çdo shqiptar. Oligarkia, në bashkëpunim me regjimin e Edi Ramës, po rrënon biznesin e vogël e të mesëm dhe po dekurajon edhe biznesin e madh, që nuk është pjesë e tepsisë së pushtetit”, deklaroi Basha.

Ai tha se asnjë kontratë, leje a licencë e fituar në mënyrë abuzive nuk do të mbetet në fuqi dhe se çdo pasuri e vënë abuzivisht do të hetohet me barrën e provës të ligjshmërisë mbi oligarkët e nëse gjendet në keqbërje ndaj popullit e vendit, do të konfiskohet.

“Kemi sinjale që 1.5 miliardë dollarë kontrata korruptive do të hidhen në treg këtë vit. E paralajmëroj sistemin bankar dhe institucionet financiare të mos bëhet pjesë e kësaj piramide nëse nuk duan që kjo piramidë t’i marrë me vete”, tha lideri i demokratëve.

Ai paralajmëroi se çdo leje, licencë apo autorizim, i cili nuk justifikon veten, do të shfuqizohet brenda 100 ditëve të para të qeverisë time.

“Do të zbatojmë parimin “silence is consent” (miratim në heshtje), ku barra e provës do t’i kalojë administratës dhe jo biznesit. Do të lehtësojmë çdo barriere administrative të hyrjes dhe daljes nga tregu, si indikator i fortë për përmirësimin e klimës së biznesit”, deklaroi kreu i PD.

Zjarr Tv Ad