Basha del nga prokuroria: Autorët e 8 janarit të vihen para përgjegjësisë, nuk lëshojmë pe në betejën kundër tranzicionit

0
150
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Demokratët u thirën për t’u përdorur si fasadë. Një pjesë e vogël iu përgjigj ftesës por u distancua nga dhuna, dhe e përshëndes. Megjithatë, ndonëse ne u sulmuam barabarisht, nga njëra anë kërkoj zbardhjen e plotë dhe vendosjen para përgjegjësisë së autoreëve dhe ideuesve, nga ana tjetër duhet që një orë e më parë të jemi në krye të betejës për të ccliruar Shqipërinë.

Me aktet e tij përccarëse, dhe me gjuhën e dhunës, Sali Berisha është përpjekur ta pengojë. Edhe njehere them se nuk ia ka dalë. Së dyti, demokratët ja kanë dalë të tregojnë se janë shumë më shumë se interesi i një personi të vetëm. PD mbetet një forcë politike jo thjesht e pjekur, por është e gatshme ti përgjigjet sfidës për t’i dhënë fund tranzicionit.

8 janari përpjekje për të mbajtur Shqipërinë pa zgjedhje të vërteta, pa drejtësi të vërtetë. Pronë e tyre. Nga ana tjetër është PD dhe shumica e shqiptarëve që luftojnë për ndryshimin, dhe jemi të vendosur të mos lëshojmë pe dhe të mos lejojmë pakicën 30 vjeccare të tranzicionit të mos bëhet e përhershme. Pra e sotmja, njësoj si 8 janari kanë hyrë në histori si ditë të dhimsbhme për shqiptarët, që duan t’i japin fund dhunës, propagandës, korrupsionit që ka marrë formën më të lartë në qeverionë e Ramës. Të qëndrojmë së bashku, por mbi të gjitha duke pasur besim se shumica e shqiptarëve do ja dalë të lërë pas tranzicionin.

Zjarr Tv Ad