Basha: Deputetët e rinj u shitën e blenë si të ishin bagëti

0
7
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i PD, Lulzim Basha ka vijua takimin e radhës me studentë dhe pedagogë të Universitetit të Durrësit të cilët i ftoi të marrin pjesë në protestën e 16 marsit. Basha tha se Protesta e studentëve solli më herën pranverën, ndërsa komentoi edhe vendimin e disa deputetëve në listat e opozitës që pranuan të marrin mandatin e  deputetit. Basha tha se ata u blenë si të ishin bagëti.

“Protesta e studentëve solli më herën pranverën dhe i parapraiu këtij zgjimi kombëtar dhe bashkimit të shqiptarëve që kanë marrë tashmë vendimin. Zot në shtëpinë e Shqiptarëve nuk do jenë më kriminelët, por do jenë vetë shqiptarët. Rama u kap bë flagrancë duke vjedhur vota, ndërsa Vangjush Dako e ka vendin në burg. Dako u pasurua në kurriz të qytetarëve. A ka turp më të madh të trajtohen deputetët si bagëti. Shitblerja e deputetëve të rinj në Parlament u duk sikur ata të ishin bagëti”- tha Basha.

Zjarr Tv Ad